Flash

Protestat në Shqipëri në vëmendjen e SHBA-së/ Kongresmeni Joe Wilson: Qeveria të ndalë dhunën ndaj protestuesve

Lapsi.al 17 October 2026

Protestat në Shqipëri në vëmendjen e SHBA-së/

Kongresmeni republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar për protestën e sotme në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për përshkallëzimin e situatës. Wilson është anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve dhe përfaqëson Karolinën e Jugut.  Në një reagim në rrjetin X, ai tha se po ndjek “me shqetësim të madh” zhvillimet në Shqipëri.

“Populli shqiptar meriton liri, sundim të ligjit dhe llogaridhënie institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo dhunë ndaj protestuesve”, shkroi Wilson.

Kongresmeni amerikan u ndal veçanërisht te pjesëmarrja e të rinjve, duke theksuar se ata “meritojnë të kenë një zë në të ardhmen e vendit të tyre”.Reagimi vjen në një ditë të shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë në Tiranë.

Reagimi i plotë: 

"Po e ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre."

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI