Flash

Thatësira nxjerr në dritë më shumë skelete nga liqeni i Nevadës

Lapsi.al 20 August 2026

Rënia e nivelit të ujit në liqenin Mead të Nevadës ka nxjerrë në sipërfaqe mbetje të dyshuara njerëzore, mes tyre edhe një pjesë të nofullës me dhëmbë ende të vendosur. 

Shërbimi i Parqeve Kombëtare të SHBA-së bëri të ditur se kishte marrë raportime për gjetjen e mbetjeve skeletore përgjatë brigjeve të liqenit, ndërsa rasti tashmë është marrë në hetim nga autoritetet. “Incidenti është nën hetim dhe nuk ka informacione të mëtejshme në dispozicion në këtë kohë”, njoftuan autoritetet amerikane.

Liqeni Mead, rezervuari më i madh i krijuar nga njeriu në Shtetet e Bashkuara, po përballet prej vitesh me rënie të ndjeshme të nivelit të ujit për shkak të thatësirës së zgjatur që ka prekur pjesën perëndimore të vendit.

Niveli i ujit ka ardhur në rënie që prej vitit 2000. Sipas të dhënave të autoriteteve amerikane, javën e kaluar niveli zbriti në rreth 316 metra mbi nivelin e detit, duke kaluar rekordin e mëparshëm të ulët të regjistruar në korrik të vitit 2022.


Kjo nuk është hera e parë që rënia e ujit në liqen nxjerr në pah mbetje njerëzore. Në vitin 2022, kur niveli i Liqenit Mead ra ndjeshëm, u zbulua një trup i pajetë brenda një fuçie, që besohet se mund t’i përkiste viteve 1970 ose 1980. Në të njëjtën periudhë u gjetën edhe mbetje të tjera skeletore. 

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar origjinën dhe identitetin e mbetjeve të zbuluara së fundmi.

Të këshilluara

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI