Flash

Dalin dy emrat për President në Kosovë

Lapsi.al 19 August 2026

Profili i presidentit të ardhshëm të Kosovës ishte subjekti i diskutimit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në takimin e së martës mbrëma.

Liderët e dy partive, Albin Kurti e Lumir Abdixhiku nuk treguan emra konkret duke thënë që do t’i diskutojnë me partitë e tyre fillimisht, por profesori Ibrahim Berisha dhe nënkryetari i Kuvendit Krahinor në të 90-tat, Iljaz Ramajli u mësua se ishin dy emrat e përmendur në takim.

Vetë Berisha refuzoi të përfshihej në diskutimet për president duke thënë që fokus i tij mbeten kultura, letërsia dhe komunikimi, ndërkohë që familja e Ramajlit thanë se ai nuk do të pranojë të jetë kandidat. Sipas njohësve, Lëvizja Vetëvendosje po kërkon një figurë që nuk do të jetë sfiduese për Albin Kurtin.

“Lëvizja Vetëvendosje po kërkon një president i cili është le të themi jo ambicioz në politikë, por një njeri që pothuajse i ka skaduar karriera dhe si i tillë nuk i bën konkurrencë z. Kurtit, por është më tepër si rojtar i shtëpisë”, tha Arnbor Sadiku, analist.

Kurti dhe Abdixhiku janë pajtuar që në takimin e ardhshëm të propozojnë emra konkret për president, por njohësit nuk janë optimist se do të ketë zgjidhje çështja e presidentit.

“Mund të themi që është e vërtetë e ka pak shpresë që mund të gjendet një opsion për faktin që partia më e madhe, Lëvizja Vetëvendosje, që nga fillimi vërehet që ka synim që vendi të shkojë në zgjedhje”, u shpreh ai.

Kosova është me ushtrues detyre të presidentit që nga përfundimi i mandatit të Vjosa Osmanit. Për shkak të mos zgjedhjes së presidentit të ri, vendi shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme më 7 qershor.

Që nga ajo kohë, Kosova nuk ka institucione funksionale, pasi as Kuvendi nuk është konstituar siç parashihej brenda afatit kushtetues.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI