Flash

Rrahën shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg 6 rojet e Orange Club

Lapsi.al 19 August 2026

Gjykata ka vendosur “arrest në burg” për 6 rojet e klubit të natës, të cilët u arrestuan pasi dhunuan shefin e Krimeve të Komisariatit të Sarandës, Mateo Bakalli. Në pranga u vunë Marjo Katiraj 35 vjeç; 38 vjeçari Elgent Ndoj; 35 vjeçari Faik Hoxha; 34 vjeçari Indrit Cullhaj, 31 vjeçari Ardit Kasemi (ushtarak në Zall-Herr), Besnik Sullollari, 29 vjeç, ndërsa në kërkim u shpall 28 vjeçari Pjetër Doçi.

Ngjarja u shënua rreth orës 03:20 të 16 gushtit, në ambientet e jashtme të lokalit. Sipas Policisë, rojet e sigurisë po konfliktoheshin fizikisht me disa persona të tjerë. Shefi i Krimeve ka qenë duke kaluar me automjet kur ka vënë re personat duke u konfliktuar.

Ai ka ndërhyrë për të ndaluar konfliktin duke u identifikuar si punonjës policie, por rojet e sigurisë kanë nisur ta godasin me grushte. Efektivi ka reaguar në vetëmbrojtje dhe ka arritur të kontaktojë me shërbimet e Policisë për të kërkuar ndihmë.

Në vendngjarje shkuan forcat “Shqiponja” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilët ndërhynë për të ndalur përplasjen dhe shoqëruan personat e përfshirë. Policia lokalizoi edhe pjesën tjetër të rojeve në një banesë në fshatin Gjashtë.

Po ashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita pezulloi nga detyra dy punonjësit e Policisë, Inspektor Armando Shehi, efektiv i Repartit “RESI”, dhe nënkomisar Andon Binaku, efektiv i RENEA-s.

Sipas policisë, këta dy persona, të dypunësuar pa leje në lokal, nuk kanë njoftuar për konfliktin që po ndodhte dhe, pavarësisht se ishin jashtë detyre, duhet të ndërhynin për parandalimin e përshkallëzimit të tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI