Flash

Pano Soko flet në protestë: PPP-të po na grabisin të ardhmen

Lapsi.al 19 August 2026

Ekonomisti dhe aktivisti Pano Soko foli në protestën e 81-të të zhvilluar para kryeministrisë. Ai bëri akuza të forta ndaj modelit ekonomik të qeverisë, duke denoncuar koncesionet afatgjata dhe dështimin e premtimit për shëndetësinë gratis.

Soko kritikoi ashpër përdorimin e Partneritetit Publik-Privat (PPP), duke theksuar se kontratat 35-vjeçare po ngarkojnë brezat e ardhshëm me faturat e aferave të sotme. Ai ngriti pyetjen se çfarë faji kanë qytetarët e së ardhmes që të paguajnë për marrëveshjet e lidhura sot nga zyrtarët që funksionojnë me parimin për të vjedhur sa më shumë gjatë një mandati 4-vjeçar.

Ai foli edhe shifrat e sistemit shëndetësor, duke nxjerrë në pah se ndonëse nga taksat e shqiptarëve mblidhen 700 milionë euro në vit për Ministrinë e Shëndetësisë, qytetarët detyrohen të shpenzojnë edhe 1.5 miliardë euro të tjera nga xhepi i tyre.

Sipas Sokos, shqiptarët sot paguajnë taksat dhe dy herë më shumë para jashtë tyre për kujdesin shëndetësor, çka tregon se premtimi për shëndetësi falas ka dështuar plotësisht. Ai shtoi se rreziku kryesor për vendin nuk është vetëm Edi Rama si individ, por vetë modeli i tij i qeverisjes, të cilin e cilësoi si “ramizëm”.

Po ashtu ai kritikoi qeverinë socialiste se ka ecur me modelin “KÇK” (kap çfarë të kapësh) gjatë drejtimit të saj të vendit prej më shumë se 3 mandatesh. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI