Flash

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, dy cisterna nafte përfshihen nga flakët pas shpërthimit të minave

Lapsi.al 8 November 2026

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, dy cisterna nafte përfshihen

Dy cisterna të tjera nafte janë përfshirë nga flakët në Ngushticën e Hormuzit, pasi dyshohet se kanë goditur mina detare gjatë përpjekjes për të kaluar nëpër këtë korridor strategjik.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, anijet po lundronin në rrugë të paautorizuara dhe kishin çaktivizuar sistemet e gjurmimit. Deri më tani nuk janë bërë të ditura emrat apo kombësitë e cisternave. Ndërkohë, shpërthime janë raportuar edhe në disa zona të Iranit jugor, përfshirë ishullin Qeshm, Sirik, Jask dhe Bandar Abbas. Ende nuk ka detaje të plota mbi dëmet e shkaktuara.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një pikë kyçe për transportin global të naftës dhe gazit, ndërsa përplasjet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë rritur ndjeshëm tensionet në rajon. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit për t'i dhënë fund konfliktit vijojnë të jenë të bllokuara.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI