Flash

Tabaku: Afera KAYO godet procesin e integrimit, prek themelet e shtetit

Lapsi.al 14 September 2026

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, analizon pasojat që, sipas saj, ka afera KAYO në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. 

Tabaku argumenton se procedurat e ndjekura në sektorin e mbrojtjes dhe në tenderat publikë cenojnë parimet e transparencës, konkurrencës dhe shtetit ligjor, të cilat janë në themel të negociatave me Bashkimin Europian.

Sipas saj, çështja KAYO nuk është një rast i izoluar, por shfaqje e mënyrës së funksionimit të sistemit të ngritur nga mazhoranca socialiste, me procedura të centralizuara, mungesë transparence dhe favorizim të një grupi të kufizuar kompanish.

“Ky skandal prek themelet e shtetit dhe evidenton sistemin mbi të cilin ngrihet mazhoranca socialiste”, deklaron Tabaku.

Deputetja demokrate thekson se pasojat e aferës prekin drejtpërdrejt tre kapituj të negociatave dhe, në mënyrë të tërthortë, edhe katër kapituj të tjerë. Sipas saj, cenohet gjithashtu Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, të cilën ajo e cilëson si “biblën e procesit të integrimit”.

Tabaku rendit një sërë çështjesh që, sipas saj, kanë penguar përparimin e Shqipërisë gjatë viteve të fundit, duke përmendur ligjin për investimet strategjike, koncesionin e porteve, aferën e AKSHI-t dhe çështjen e mandatit të ish-zëvendëskryeministres.

 
Ajo e lidh mungesën e progresit me një model qeverisjeje që, sipas saj, ka prodhuar korrupsion, kosto më të larta për qytetarët dhe largimin e të rinjve nga vendi.

“Ka vetëm një përgjigje: sistemi Rama. Pa e rrëzuar këtë sistem, nuk ka të ardhme europiane për Shqipërinë”, përfundon Tabaku.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI