Flash

Berisha: Ka tension mes Ramës dhe Ballukut, shkak arrestimi i Gys Agasit

Lapsi.al 14 September 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët mbi zhvillimet e fundit që lidhen me Belinda Ballukun dhe zërat se SPAK mund të cojë një tjetër flet arresti për ish numrin dy të qeverisë.

Por Berisha zbuloi se mes Edi Ramës dhe Belinda Ballukut ka një tension real, që lidhet me arrestimin e Ergys Agasit.


Sipas tij, pas prangosjes së biznesmenit qëndron “dora e zezë e Lubisë”. Ai deklaroi se “zhvillimet në klanin mafioz po i ndjek me interes”.

Pyetje: Ka zërë që SPAK do dorëzojë në Kuvend fletë arrestin e dytë për Belinda Ballukun, keni informacion per këtë dhe a mendoni se Rama do ta lëshojë Ballukun?

Berisha: Këto ditë mësoj se ka një tension real midis Edi Ramës dhe Lubi Ballukut dhe ky tension real është rezultat i arrestimit të Ergys Agasit ku thuhet se dora e zezë e Lubisë është prapa atij arrestimi. Në këtë kuadër ka mundësi që Edi Rama të shoh qartë tani se kabineti ekzistues nuk është më Rama-Balluku, por Balluku-Rama. Unë po i ndjek me shumë interes dhe jo pa kënaqësi këto zhvillime në klanin e tyre mafioz.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI