Flash

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Ambasada amerikane në Prishtinë paralajmëron protesta të mëdha në 16 shtator

Lapsi.al 14 September 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët për protesta të mëdha që pritet të zhvillohen të mërkurën, më 16 shtator, në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera të mëdha të Kosovës. 

Në njoftim, Ambasada amerikane bën të ditur se disa organizata kanë planifikuar demonstrata të mëdha, të cilat mund të shkaktojnë grumbullime të shumta të qytetarëve, mbyllje të rrugëve dhe ndërprerje të konsiderueshme të qarkullimit.

Qytetarëve u është këshilluar që të kufizojnë lëvizjet në zonat pranë vendbanimeve të tyre dhe të shmangin udhëtimet drejt rrugëve, ku priten protestat. Ambasada paralajmëron se personat që do të kalojnë nëpër zonat e prekura mund të përballen me vonesa të mëdha dhe vështirësi për të arritur në destinacion në kohën e planifikuar. 

“Këto protesta mund të shkaktojnë turma të mëdha njerëzish, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të rënda të trafikut. Këshillohet të kufizoni udhëtimin në zonën e menjëhershme të banimit tuaj dhe të shmangni udhëtimin për në vendin e punës dhe shkollat nëse rruga juaj kalon nëpër zonat e prekura, pasi mund të mos jeni në gjendje ta përfundoni udhëtimin në kohën e duhur”,thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve. Për personelin e Qeverisë amerikane në Kosovë është dhënë udhëzimi që të shmangë të gjitha udhëtimet e panevojshme pranë zonave ku zhvillohen protestat. Për shkak të mundësisë së ndërprerjeve të mëdha në trafik, personeli amerikan është këshilluar gjithashtu që më 16 shtator të mos dërgojë fëmijët në shkollë.

Ambasada amerikane ka njoftuar se do të jetë e hapur të mërkurën, ndërsa shërbimet konsullore do të ofrohen në mënyrë të kufizuar dhe sipas nevojës.

Paralajmërimi vjen në një ditë të ndjeshme për Kosovën, pasi më 16 shtator pritet të shpallet në Hagë vendimi në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Në këtë proces janë përfshirë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ndaj të cilëve janë ngritur akuza për krime lufte. Vendimi i shumëpritur ka rritur ndjeshëm interesimin publik dhe vëmendjen në Kosovë.

 
 

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI