Flash

PD dorëzon kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor për “KAYO”-n

Lapsi.al 14 September 2026

Partia Demokratike ka dorëzuar kërkesë për ngritjen e një Komisionit Hetimor për “KAYO”-n. Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi se zhvillimet e fundit kanë ngritur pikëpyetje serioze që lidhen me sigurinë kombëtare, kontrollin shtetëror dhe aktivitetin e kompanisë në sektorin e armëve dhe teknologjisë ushtarake. Sipas Balliut, një nga emrat që kërkon verifikim të plotë është ai i Ron Yeffet, për të cilin deputeti ngre pyetje mbi marrëdhëniet e tij me struktura të lidhura me KAYO-n, si dhe mbi lidhjet e raportuara me rrethin e Edi Ramës.

“Emri i Ron Yeffet kërkon përgjigje. Po kështu kërkon verifikim çdo informacion mbi përfshirjen e tij në hetimet që lidhen me dosjen e AKSHI-t. Nëse kjo rrethanë konfirmohet nga organet kompetente, atëherë kemi një arsye edhe më të fortë që të zbardhen të gjitha marrëdhëniet ekonomike dhe institucionale”, deklaroi Balliu.

Ai ka ngritur gjithashtu pikëpyetje mbi krijimin, më 23 mars 2026, të shoqërisë “Timak Horse Club”, me pronar përfitues Ron Yeffet dhe lidhjen e aktivitetit të saj me “Equos Resort” në Petrelë. Balliu thekson se kronologjia mes krijimit të kompanisë dhe zhvillimeve të mëvonshme që lidhen me pasuritë e Ergys Agasit dhe “Equos Resort” nuk përbën, në vetvete provë të një vepre penale, por sipas tij është një rrethanë që duhet verifikuar nga institucionet kompetente. Deputeti i PD-së kërkon që SPAK të verifikojë çdo lidhje të mundshme mes Yeffet, Agasit, “Equos Resort”, “Timak Horse Club” dhe personave apo subjekteve të përfshira në hetimet e AKSHI-t. Në fokusin e Komisionit Hetimor, sipas Balliut, duhet të jetë edhe mënyra se si janë përzgjedhur partnerët e KAYO-s, kontratat e lidhura, kontrolli shtetëror mbi aktivitetin, importi dhe eksporti i armëve, si dhe respektimi i detyrimeve ndërkombëtare dhe interesit të sigurisë kombëtare.

“Parlamenti nuk po kërkon të zëvendësojë SPAK-un. SPAK duhet të hetojë çdo dyshim për vepra penale. Parlamenti ka detyrimin kushtetues të ushtrojë kontrollin parlamentar dhe të zbardhë përgjegjësinë politike dhe institucionale”, tha Balliu. Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të votojë pro Komisionit Hetimor dhe të vendosë në dispozicion të tij të gjithë dokumentacionin.

“Nëse nuk ka asgjë për të fshehur, pse duhet të trembet qeveria nga hetimi parlamentar? Nëse KAYO është krijuar për interesin e mbrojtjes së vendit, atëherë transparenca duhet të jetë e plotë.”. Balliu e mbylli deklaratën me një paralajmërim politik: “Kur bëhet fjalë për armë, para publike dhe sigurinë kombëtare, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. As Edi Rama, as njerëzit pranë pushtetit dhe asnjë kompani private. Shteti shqiptar nuk mund të jetë mburojë për askënd”, deklaroi Balliu.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI