Flash

Seanca jashtë radhe e Kuvendit, zbulohet arsyeja

Lapsi.al 24 July 2026

Shqipëria kërkon t’i paraprijë samitit të NATO-s që është paralajmëruar se do të mbahet në Tiranë vitin e ardhshëm duke rritur shpenzimet ushtarake në 2% të GDP-së.

Lapsi.al mëson se thirrja e seancës më datë 30 korrik në Parlament, edhe pse ky sesion ka përfunduar, lidhet pikërisht me miratimin e një marrëveshje Shqipëri-SHBA, e cila do të shqyrtohet gjithashtu edhe gjatë javës së ardhshme nëpër komisionet parlamentare. 

Deri më tani ka pak të dhëna rreth marrëveshjes. Mazhoranca e ka mbajtur diskrete këtë cështje, por burime pranë Kuvendit i thanë Lapsi.al se bëhet fjalë për një marrëveshje rreth 300 milionë dollarë për pajisje të ndryshme ushtarake dhe armatimeve.

Deri më tani Shqipëria shpenzon 1,6% të Produktit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen. Për të shmangur çdo rezervë që mund të ndikojë në organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë, qeveria po nxiton të nënshkruajë një marrëveshje, e cila për momentin nuk dihet nëse do të jetë në formë kredie apo blerje direkt nga të ardhurat e buxhetit të shtetit.

Natyrisht që vlera është e lartë për një vend si Shqipëria, e cila ka dhe ambicie për të ringritur industrinë ushtarake me ndihmën e izraelitëve të afërt me Edi Ramën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI