Flash

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Peqin

Lapsi.al 24 July 2026

Banorët e fshatit Përparim thonë se qarkullimi me shpejtësi të lartë e ka kthyer aksin Elbasan–Peqin në një rrezik të përditshëm për këmbësorët. Pas aksidentit fatal të së premtes, ku humbi jetën një 73-vjeçar, ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rritjen e sigurisë rrugore.

“Aksidentet ndodhin nga shpejtësia e madhe e makinave. Ne kërkojmë të vendoset sinjalistika rrugore. Kur dalim lart e poshtë jemi të frikësuar. Mezi kalojnë fëmijët për te shkolla. Këto ditë është pushim, por kur fillon shkolla mezi i nxjerrim nga frika. Ne duam të vendosen kamera, sepse ato e ulin shpejtësinë. Për ndriçimin, shyqyr, kanë vendosur.”

“Shumë, shumë e rrezikshme. Edhe policia nuk bën asgjë. Kalojnë me shpejtësi, bëjnë gara dhe asgjë nuk bëhet. Ka gati dy vjet që djali ynë është tretur nën dhe. Ai që e bëri është jashtë dhe vendimi i gjykatës ende nuk ka dalë. Fëmija ynë u tret. Është një dhimbje që nuk ka fjalë”, thonë banorët.

Banorët thonë se automjetet lëvizin me shpejtësi të lartë, ndërsa kalimi nga njëra anë e rrugës në tjetrën është bërë gjithnjë e më i rrezikshëm. Sipas tyre, fëmijët, të moshuarit dhe familjet që jetojnë përgjatë këtij aksi përballen çdo ditë me frikën e një aksidenti.

“Është e rrezikshme, sepse shoferët ecin me shumë shpejtësi. Masa janë marrë, por shoferët nuk janë shumë të ndërgjegjshëm.”

“Jo vetëm çdo javë, por ka ndodhur edhe më shpesh. Këtu kanë vrarë edhe fëmijë.”

“Jemi shumë të rrezikuar. Shumë! Pa masë. Këtu ecin disa pa llogari. Çfarë është njeri e çfarë është kafshë nuk duan t’ia dinë fare. Kjo është zonë e banuar dhe duhet të ecin me 20 km/h, ndërsa ata ecin me 40-50 km/h. Duke qenë se aksidentet ndodhin shpesh, a është marrë ndonjë masë? Po, u morën disa masa pas aksidentit ku u vra ai djali dhe u vendos ajo tabela aty, mirë e bënë. Por duhet të vendosin edhe disa policë të shtrirë, jo vetëm në një anë, por përgjatë këtij segmenti, që të mos kalojnë me shpejtësi”, shprehen banorët.

Ndërsa policia po vijon hetimet për rrethanat e aksidentit ku humbi jetën 73-vjeçari Agim Hoxha, banorët kërkojnë që masat për sigurinë rrugore të mos merren vetëm pas ngjarjeve tragjike, por të shërbejnë për parandalimin e tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI