Flash

“Atë nënën e morën korbat dhe sorrat dhe e përdhunuan”/ Berisha reagon për deklaratën e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe qeverisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar disa pjesë nga deklaratat e Ramës dhe ka përdorur tone të forta ndaj kryeministrit. Referuar fjalimit të Ramës ku ai u […]

Lapsi.al 24 July 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe qeverisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar disa pjesë nga deklaratat e Ramës dhe ka përdorur tone të forta ndaj kryeministrit.

Referuar fjalimit të Ramës ku ai u përgjigj ndaj reagimeve për sulmin me gaz ndaj nënës dhe fëmijës së saj me autizëm ku tha: “Dje atë nënën me fëmijën me spektër autik, të cilën korbat e kishin marrë me vete te parlamenti për ta kthyer në viktimën e policisë. Aty në fund të hendekut e futën sorrat dhe korbat dorën e solidaritetit të tyre hipokrit për ta marrë me vete te parlamenti dhe për të abuzuar me atë nënë me fëmijën autik, të njëjtin manual që përdorin terroristët kur abuzojnë gratë e fëmijët. Më pas e vunë dhe përpara kamerës. E përdhunuan dhe e nxorrën ne mexhelis për t’i qarë hallin dhe i kthyen lotët e saj në breshër përmes algoritmit”.

Berisha tregohet i ashpër kur thotë se gjuha e Ramës është ordinere dhe se ai është shpirt kërmë. “Dëgjojeni miq, ordiner dhe shpirt kërmë!”, shkroi Berisha në reagimin e tij.

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI