Flash

Interesi i mediave të huaja në SPAK, "S'ka hetim për projektin e lidhur me Kushner"

Lapsi.al 24 July 2026

Prokuroria e Posaçme ka mohuar se po zhvillon hetime lidhur me investimin në Zvërnec të lidhur me Jared Kushner. Në përgjigjen zyrtare për mediat e huaja, SPAK nuk jep detaje. E vetmja gjë që konfirmon është se një hetim ekziston, por jo për kërkesën e shprehur në këtë çështje, është shprehur prokuroria për Fox News, CNN, NYT London, Anadoly etj.

 
Fox News: A mund të konfirmojë SPAK nëse po heton një projekt zhvillimi të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit Donald Trump?

SPAK: Në përgjigje të kërkesës suaj, Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nuk ka asnjë hetim të hapur në lidhje me ndonjë projekt të lidhur me z. Jared Kushner. SPAK ka filluar një hetim; megjithatë, ky hetim ka të bëjë me çështje që nuk lidhen me objektin e kërkesës suaj. Detajet e mëtejshme nuk mund të zbulohen për shkak të sekretit hetimor.

Media të tjera që kanë paraqitur pyetje të ngjashme janë NYT London”, CNN London, Anadolu Agency, MSNBC, CNN, CBS News London, The Times, RAI Tre etij. Interesimi i tyre ka qenë edhe për pronësinë e Sazanit dhe qindra hektarëve për Nartën, por përgjigja e SPAK ka qenë e njëjtë: nuk ka hetim as për projekte në Sazan.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI