Flash

(EMRI) Drejtuesi shqiptar, çmontohet banda e trafikut të drogës në Mykonos

Lapsi.al 26 June 2026

Policia greke ka goditur një bandë të trafikut të narkotikëve në ishullin e Mykonos, ku koka e grupit ishte një 37-vjeçar shqiptar. Sipas mediave, shqiptari është identifikuar si Euglent Alimani. 

Gjatë një operacionit u arrestuan pesë anëtarë të grupit, ndërsa autoritetet thonë se fitimet e paligjshme nga aktiviteti kriminal arrijnë në rreth 700 mijë euro. 

Sipas njoftimit të Policisë Greke, automjetet e një kompanie përdoreshin jo vetëm për transportin e anëtarëve të organizatës, por edhe për shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht në Mykonos dhe në zonat me fluks të lartë turistësh. Mediat greke raportojnë se grupi kishte nisur aktivitetin kriminal në mesin e muajit prill. 

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në banesa dhe ambiente të përdorura nga organizata në Mykonos, Pire dhe Perama, policia sekuestroi rreth 4.5 kilogramë kokainë, kokainë rozë, kanabis, tableta me substanca farmaceutike, ketaminë dhe kërpudha halucinogjene. 

Sipas autoriteteve greke, 37-vjeçari shqiptar dyshohet se siguronte furnitorët, menaxhonte vendet ku fshihej droga, organizonte transportin, ruajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, si edhe administronte një pjesë të të ardhurave të paligjshme.

Ndërkohë një 38-vjeçar konsiderohet zëvendësi i tij dhe kishte rol në ruajtjen e drogës, shpërndarjen e saj dhe menaxhimin e fitimeve. Ndërkohë, një 39-vjeçar merrej me magazinimin e narkotikëve, sigurimin e klientëve dhe ruajtjen e parave të përfituara nga shitjet.

Dy anëtarët e tjerë të grupit, një 25-vjeçar dhe një grua 38-vjeçare, dyshohet se ishin të përfshirë në ruajtjen dhe shpërndarjen e drogës, si edhe në mbikëqyrjen e vendeve ku fshiheshin lëndët narkotike. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI