
Një episod është regjistruar edhe në Komisariatin Nr.2 të Tiranës, ku protestuesit u futën brenda tij dhe nisën të sulmonin.
Protestuesit goditën makinat aty në oborr, si dhe dyert e dritaret e godinës.
Në oborr u ndez edhe një zjarr.
Ajo cfarë bënte përshtypje ishte mes të tjerash se në komisariat nuk kishte efektivë policie.
Madje rezistencë nuk bënë as ata pak efektivë që mund të ishin brenda nëpër zyra.