Flash

Rama mirënjohje Dumanit për zhbllokimin e llogarive të sirianëve të Zvërnecit

Lapsi.al 3 June 2026

Kryeministri Edi Rama foli sërish sot lidhur me zhvillimet në Zvërnec, duke konsideruar zhvillim pozitiv lirimin e llogarive bankare të miliarderëve nga Katari, një veprim që është ndërmarrë nga prokurori Altin Dumani. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Rama u shpreh se nisja e hetimeve nga SPAK për origjinën e pronës është një lajm i mirë që do i jap fund spekulimeve dhe pretendimeve.

"Kam dalë për një arsye tjetër që nuk ka të bëjë me mbledhjen e qeverisë por me një zhvillim pozitiv lidhur me procesin e verifikimit të transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec. Me sqarimin e plotë dhe përfundimtar të origjinës së fondeve të kaluara përmes bankës dhe clirimin përfundimtar të investitorëve që tanimë janë edhe pronar. SPAK ka vendosur të mbajë të ngrira fondet pa i lënë të kalojnë të shitësi, për të cilin ka një proces hetimor, kjo në këndvështrimin tim është pozititive për këdo që pretendon pronë në atë territor. Çështja e origjinës së pronës do mbulohet nga një hetim i pavarur përmes SPAK. Rezultati do jetë i padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore nga pikëpamja e prentedimeve do i japë fund cdo spekulimi. Nëse shitësi ka origjinë legjitime të pronës do marrë paratë në të kundërt do i mbeten Republikës së Shqipërisë dhe do përdoren për cilind që do pretendojë se pretendimin për pronën e ka të bazuar," tha Rama.

Një ditë më parë kryeministri i lëshoi sinjal Altin Dumanit që të zhbllokonte llogaritë e vëllezërve sirianë për blerjen e tokës në Zvërnec në mënyrë që ata të vazhdojnë me projektin. Ndërkoë që SPAK do të vazhdojë me hetimin e procedurave që ka çuar në regjistrimin e pronës në Zvërnec nga Artur Shehu, një prej të fortëve të Vlorës që jeton në SHBA, avokati i tij dhe gjykatësi që i ka dhënë vendimin për pronën.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI