Flash

Balluku kusht për BE, Qeveria bën të paditurën

Lapsi.al 31 May 2026

Ndonëse gjithë bota e di se raporti IBAR u mbajt peng për mosheqjen e imunitstit të Ballukut qeveria ka vendosur të bëjë shurdh memecen. E pyetur pak ditë më parë për ndikimin e votimit pro imunitetit të Belinda Ballukut në Kuvend kundrejt negociatave me BE, Albana Koçiu tha se nuk ka asnjë cenim të progresit të Shqipërisë.

“Gjithë këto vendimmarrje nuk e kanë cenuar progresin e Shqipërisë dhe as nuk e kanë vënë në diskutim raportin e saj me drejtësinë. Janë thjesht aludime të opozitës dhe atyre që e përbaltin përditë. Jemi duke diskutuar dhe negociuar për t’i mbyllur grupkapitujt brenda kësaj dekade. Duhet ta pranojnë që i bëjmë detyrat me përkushtim, seriozitet dhe BE na njeh progresin”, tha Koçiu.

Sikur kjo të mos mjaftonte Koçiu shtoi se mbi raportin IBAR nuk duhet të bëhen interpretime përtej atyre që janë shkruar.

“Raporti IBAR duhet të lexohet mirë dhe qartë, siç është shkruar. Është mirë të mos bëjmë interpretime të gabuara të atyre që shkruhen në raportet e Komisionit Europian sepse është gjuhë teknike që në fund të ditës orienton institucionet për të kryer dhe marrë përsipër angazhimet”, tha zv/kryeministrja.

lAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI