Flash

Deti në mes/ A po shkohet drejt zgjidhjes në Hagë?

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, në Tiranë për një seri takimesh që lidhen edhe me negociatat për çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë

Lapsi.al 25 May 2026
Deti në mes/ A po shkohet drejt zgjidhjes në Hagë?
Rama dhe Dendias

Greqia po tenton të rikthejë në tryezë negociatat me Shqipërinë për çështjen e zonave detare një proces që ka mbetur i bllokuar prej vitesh. Për këtë arsye, ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias vjen në Tiranë, ku do të zhvillojë disa takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar.

Sipas mediave greke, Dendias do të takohet edhe kryeministrin Rama, me të cilin ka mardhënie të afërta.

Mediat greke shkruajnë se Athina dhe Tirana po përpiqen të shfrytëzojnë momentin pozitiv në marrëdhëniet mes dy vendeve për të zhbllokuar procesin e negociatave për detin, i cili ka mbetur pezull prej vitesh.\

Për sa i përket marrëveshjes së e detit, kryemininistri Rama gjatë udhëtimit të fundit në Greqi ku mori pjesë në forumin e Delfit tha se dy vendet kanë rënë dakord që çështja të trajtohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe të zgjidhet brenda vjeshtës së këtij viti.

"Tashmë kemi një marrëveshje me qeverinë greke për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare. Kështu do të bëhet dhe pastaj i takon gjykatës të vendosë", tha Rama.

Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI