Flash

Vizita në Lushnje/ Ministrat nën komandën e Ballukut

Lapsi.al 31 May 2026

Screenshot_20260530_202105_Instagram.jpg

 

Ish zv kryeministrja për të cilën SPAK ka kërkuar të jetë në burg, Belinda Balluku, nuk e ka humbur influencën mbi ministrat. Ajo është parë në imazhe në Lushnje duke i prirë karvanit ku rolet dytësore i luanin ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe zëvendësministri Dhimitër Kote. 

Pasi u largua me një ceremoni pompoze nga posti, si pasojë e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, "Bela" që është vendosur me zyra në selinë rozë ku zhvillon dhe pritjet me popullin, i ka prirë në disa qarqe deputetëve të zonës, si në Fier dhe në Dibër, duke dashur të demostrojë forcë.

Por interesante është të shihet se ajo e ruan pushtetin edhe mbi qeverinë e sidomos mbi ata ministra që i ka imponuar vetë. Përshëmbull në Lushnje ajo është parë në një vizite në AgroPikën, ku fermerët po marrin asistencë për procesin e aplikimit për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026. Sado propoganistike që të duket, në fund të fundit kjo është një punë që i përket qeverisë dhe ku nuk ka pse ngatërrohet një deputete apo ish ministre.

Screenshot_20260530_202043_Instagram.jpg

Por me sa duket këtë inspektime që i shpërndajnë për mediat antërët rishtarë të kabinetit përpos mesazhit se qeveria po punon kanë edhe një tjetër midis reshtave: atë drejtuar SPAK-ut se Belën nuk e dorzojmë. Prandaj dhe ish zv/kryeministrja shfaqet me imazhin e asaj që ende kontrollon ministart.

LAPSI.AL

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI