Flash

"Ju erdhi fundi"/ Qytetarët rikthehen sot në shesh, thirrje për mobilizim masiv

Lapsi.al 6 July 2026

Rezistenca qytetare kundër kryeministrit Edi Rama do të vijojë edhe këtë mbrëmje. Organizatorët kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe të shqiptarëve të diasporës që kanë mbërritur në kryeqytet për t'iu bashkuar tubimit. Grumbullimi i protestuesve do të nisë në sheshin "Skënderbej". Më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbahet edhe tubimi kryesor.

"Largimi i kryeministrit Ramës" mbetet kërkesa kryesore e protestës. Organizatorët janë shprehur se nuk do të tërhiqen dhe se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e këtij qëllimi. Me sloganin "Ju erdhi fundi", ata ftojnë qytetarët t'i bashkohen asaj që e cilësojnë si një moment vendimtar për vendin.

Në ditët e fundit, protesta është shoqëruar edhe me mesazhe të forta drejtuar qytetarëve për të mos shitur votën dhe për të mbrojtur demokracinë. Sipas organizatorëve, lëvizja nuk përfaqëson vetëm pakënaqësinë ndaj qeverisë, por është kthyer në një zë qytetar që kërkon më shumë transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjësi nga institucionet. Ata thonë se protesta është gjithashtu një mesazh për opozitën, drejtësinë, mediat, biznesin dhe shoqërinë civile, duke kërkuar që secili të mbajë përgjegjësinë që i takon për situatën në vend.

Sipas organizatorëve, fakti që qytetarët vijojnë të dalin në shesh ditë pas dite tregon se pakënaqësia nuk është shuar. Përkundrazi, ata besojnë se presioni qytetar do të vijojë të rritet. Protesta, sipas tyre, do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të saj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI