Flash

Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” për protestën e 36 radhazi kundër qeverisë

Lapsi.al 5 July 2026

Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të protestës që po vijon prej 36-të ditësh në kryeqytet. Grumbullimi i protestuesve, si çdo ditë tjetër, ka nisur rreth orës 19:00, ndërsa më pas ata pritet të vijojnë marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Më herët gjykata liroi 19 protestuesit e arrestuar pas dhunës policore në protestën e së enjtes para parlamentit. Protestuesit e liruar u pritën nga aktivistë të shumtë jashtë komisariatit nr.3 te rruga Mine Peza.

Gjatë tubimit, qytetarët shprehin kërkesat e tyre, ku më kryesorja është ajo e dorëheqjes së kryeministrin Rama, ndërsa në vijim pritet që protesta të zhvendoset në rrugët kryesore të qytetit, në formë marshimi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI