Flash

Mijëra protestues para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Lapsi.al 5 July 2026

Mijëra qytetarë janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë për protestën e 36-të radhazi kundër qeverisë. Protestuesit marshuan drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit", ku janë vendosur përpara godinës së Kryeministrisë.

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë si një kërkesë të panegociueshme. Në pankartat e mbajtura gjatë marshimit nuk mungojnë edhe akuzat për mungesë dialogu me qytetarët, arroganca e kreut të qeverisë dhe kritikat ndaj mënyrës së qeverisjes. Protestuesit kanë deklaruar se tubimet do të vijojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa pjesëmarrja është shtuar gradualisht gjatë marshimit drejt Kryeministrisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI