Flash

U lirua pas 4 ditësh në qeli, Nikolli: Policët ndjehen të shtypur nga sistemi, janë me protestuesit

Lapsi.al 5 July 2026

Albion Nikolli, një prej protestuesve të arrestuar gjatë protestës së së enjtes para Kuvendit, është liruar këtë të shtunë pas disa ditësh qëndrimi në komisariat.

Gjatë protestës së mbrëmjes, ai falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe deklaroi se protestuesit nuk janë "huliganë", por qytetarë që kërkojnë demokraci, shtet ligjor dhe luftë kundër autokracisë e korrupsionit.

Nikolli tha gjithashtu se, gjatë shoqërimit dhe qëndrimit në komisariat, efektivë të Policisë së Shtetit i kishin thënë vazhdimisht se ishin në mbështetje të protestuesve dhe se edhe ata përballeshin me vështirësi në punë.

“Jemi arrestuar në mënyrë të paligjshme. Nuk dua të viktimizohem, por shokë të mi kanë pësuar dhunë të jashtëzakonshme. Nuk na është ofruar ndihma mjekësore. Dua të them se protestuesit, ata djem, nuk janë huliganë. Nuk janë kundër ligjit e rendit kushtetues; janë kundër autokracisë. Janë për demokracinë, për shtetin ligjor, për ta kthyer Shqipërinë në shinat demokratike.

Ata duan që Shqipëria të mos jetë e kapur nga mafia, të mos u shitet oligarkëve vendas. Nuk janë heronj. Ju jeni heronj që keni ardhur çdo ditë në protestë. Faleminderit që erdhët të na mbështesni. Na keni dhënë një energji të jashtëzakonshme. Heronj janë ata që protestojnë, ata që qëndrojnë për të drejtat në përditshmëri. Policët, edhe pasi na kanë shoqëruar, janë me ne, por janë të shtypur nga ky sistem. Nuk u paguhen orët shtesë. Ky është mesazhi im”, tha Albion Nikolli.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI