Flash

Studentët kundër Ramës dhe Berishës/ Tensione dhe përplasje në protestën para Ministrisë së Arsimit

Lapsi.al 7 November 2026

Studentët kundër Ramës dhe Berishës/ Tensione dhe

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione, pasi tubimit iu bashkuan edhe mbështetës të Partisë Demokratike, të cilët më herët kishin marshuar nga Kryeministria. Pavarësisht pranisë së demokratëve, studentët kanë vijuar me thirrjet e tyre si kundër kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha. “Rama në burg, Berisha në burg”, “Poshtë komunistët”, “Poshtë patronazhistët” ishin disa prej sloganeve të dëgjuara gjatë tubimit.

Një incident është regjistruar edhe mes vetë protestuesve. Një qytetar që brohoriti “Rama në burg, Berisha në burg” është përplasur me disa mbështetës të PD-së.  Gjatë protestës, një i ri që tha se kishte marrë pjesë edhe në protestat studentore të vitit 2018 dhe se ishte kthyer nga emigrimi, shprehu zhgënjimin për situatën në vend. Në një tjetër denoncim, një qytetar deklaroi se djali i tij, student, ishte dhunuar nga policia gjatë protestës dhe kishte pësuar frakturë në hundë. Sipas tij, i riu ishte larguar nga protesta kur ishte përballur me efektivët dhe më pas ishte dërguar në Spitalin Ushtarak, ku i ishte konstatuar dëmtimi. Protestat e studentëve vijojnë prej disa javësh, ndërsa Partia Demokratike ka shpallur mbështetje për kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI