Flash

‘Principotes’ nën emrin e 70-vjeçares, pronari ‘në hije’ i biri Bekim Bulica/ I ekstraduar në 2021, rrahu policin me shkop gome

Lapsi.al 18 August 2026

Bekim Bulica është shpallur në kërkim nga policia pas vrasjes së turistit Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil. Bulica rezulton pronar i lokalit “Principotes” ku ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa autoritetet po hetojnë personat e lidhur me konfliktin dhe rrethanat që pasuan krimin.

Për ekzekutimin e turistit portugez është arrestuar 29-vjeçari Sokrat Vata, i cili u kap disa orë pas ngjarjes në aksin Levan-Fier, i fshehur në bagazhin e një automjeti.   

Bulica rezulton pronari në hije i hotelit të njohur në Ksamil, ndërsa në dokumente, pronare figuron nëna e tij, Kade Bulica, 72 vjeçe.

Në kuadër të hetimit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ndaluar edhe Moisid Matushajn, specialist hetimi në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër. Matushaj punonte gjithashtu si roje sigurie në të njëjtin grup me Vatën. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në konfliktin që i parapriu vrasjes dhe se ka ndihmuar autorin të largohej nga vendngjarja. 

Emri i Bekim Bulicës është përmendur edhe më herët në materiale hetimore lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave. Autoritetet franceze kishin përcjellë më parë drejt institucioneve shqiptare të dhëna për një rrjet shpërndarjeje kokaine në Paris, me të cilin lidhej emri i Bulicës. Sipas të njëjtave informacione, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) kishte raportuar më herët pranë institucioneve për aktivitetin e tij, ndërsa Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kishte nisur verifikime për pastrim parash. Hetimet po vijojnë për të përcaktuar rolin e tij të plotë dhe të personave të tjerë të implikuar në ngjarjen e Ksamilit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI