Flash

Po transportonin gjashtë emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë, arrestohen dy persona

Lapsi.al 23 September 2026

Dy persona janë arrestuar nga Policia Kufitare e Sarandës, pasi u kapën duke tentuar të transportonin kundrejt pagesës gjashtë emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin dhe të vijonin drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Sipas Policisë, dy të arrestuarit u kapën në vendin e quajtur “Pagane”, në afërsi të vijës kufitare me Greqinë. 

Ata po përdornin dy automjete për të transportuar, kundrejt pagesës, gjashtë shtetas të huaj, me synim kalimin e paligjshëm të kufirit dhe vijimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së. Ndërsa, gjashtë emigrantët, shtetas nga Pakistani, Bangladeshi dhe India, u proceduan penalisht, pasi rezultoi se kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, duke kaluar kufirin tokësor me Greqinë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI