Flash

Afro katër muaj në shesh, qytetarët nuk tërhiqen: Kërkojnë largimin e Ramës

Lapsi.al 23 September 2026

Protestuesit pritet të rikthehen sot në rrugët e Tiranës, ndërsa mobilizimi kundër qeverisë vijon për të 116-n ditë. Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama mbetet kërkesa kryesore, por javët e fundit lista e çështjeve të ngritura në shesh është zgjeruar. Qytetarët pritet të mblidhen pasdite dhe pas fjalimeve para Kryeministrisë, protesta do të vijojë me marshim në rrugët e Tiranës.

Krahas thirrjeve “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Ju erdhi fundi”, protestuesit kanë kërkuar hetimin e zyrtarëve të lartë dhe kanë denoncuar atë që e konsiderojnë korrupsion dhe keqqeverisje. Në protestat e fundit është shtuar edhe thirrja drejtuar të rinjve. Debati në shesh është shtrirë edhe te sistemi politik dhe mënyra e përfaqësimit. Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, Reforma Territoriale, zonat e mbrojtura, Paketa e Maleve dhe investimet strategjike janë disa prej çështjeve të ngritura në fjalimet e ditëve të fundit.

Pas më shumë se tre muajsh protesta të përditshme, organizatorët deklarojnë se nuk do ta ndërpresin aksionin. Ata paralajmërojnë vijimin e tubimeve dhe marshimeve, me dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama në qendër të kërkesave.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI