Flash

Plagosje në Delvinë/ Një javë më parë viktima plagosi nipat e autorit në Sarandë

Lapsi.al 20 August 2026

Plagosje në Delvinë. Ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Delvinë dyshohet se është pasojë e një konflikti të nisur rreth një javë më parë në Sarandë.

Gjashtë ditë më parë, në lagjen nr. 4 të Sarandës, në rrugën “Mitat Hoxha”, 45-vjeçari Xhike Hita, për motive banale, është konfliktuar dhe ka goditur me sende të forta dhe thikë nipat e 47-vjeçarit Lekan Tozo.

Konflikti është zhvilluar rreth mesditës së 14 gushtit. Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar palët në Komisariat dhe ka nisur procedurat për ndjekjen e autorit në gjendje të lirë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, edhe të dëmtuarit kanë lënë spitalin.

Por, gjashtë ditë më pas, konflikti duket se është zhvendosur në Delvinë, ku Lekan Tozo është përballur me 45-vjeçarin Xhike Hita, i cili është gjithashtu me origjinë nga Delvina.

 

Dyshohet se mes tyre ka nisur një konflikt për shkak të plagosjes që Hita u kishte shkaktuar më herët nipave të Tozos. Gjatë përleshjes fizike mësohet se janë përdorur edhe armë të ftohta, duke rezultuar në plagosjen e lehtë të Xhike Hitës.

Ndërkohë, policia e Sarandës ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë, familjarë të Tozos dhe Hitës, pasi pak minuta më herët ishin konfliktuar verbalisht në lagjen nr. 4 të Sarandës.

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe dinamikën e konfliktit.

Njoftimi i Policisë:
Delvinë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, gjatë një konflikti në rrugë, për motive të dobëta, shtetasi L. T., 46 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë në fytyrë shtetasin Xh. H., 49 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

46-vjeçari është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të këshilluara

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI