Flash

Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta arrin 219 lekë dhe benzina mbi 2 mijë lekë

Lapsi.al 20 August 2026

Çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar sërish në pikat e pakicës në Tiranë.

Prej pasdites të ditës së djeshme çmimi i naftës ka arritur 219 lekë për litër nga 215 lekë që ishte më parë. Nafta është rritur me 4 lekë për litër.

Shtrenjtim të ndjeshëm ka pasur edhe për çmimin e benzinës. Nga 198 lekë për litër, ka arritur 2025 lekë për litër. Rritja e benzinës është me 7 lekë për litër.

Rritja e çmimit të naftës ka reflektuar luhatjet e çmimeve në bursat e huaja.

Çmimi i naftës Platts në bursat e huaja që shërben si bazë përllogaritje për zhdoganimin dhe çmimet vendase ka arritur në 1,450 USD/ Ton nga 1,300 USD/Ton që ishte rreth 5 ditë më parë.

Importuesit vendas parashikojnë se nëse përshkallëzimet e luftës do të vijojnë çmimet e naftës me shumicë do të vijojnë  të rriten. Në këtë situatë sipas tyre e vetmja masa që do të përmbante çmimet është ulja e taksave për naftën.

Edhe sipas analizave të mediave të huaja, çmimet e naftës këtë të enjte u rritën në nivelet më të larta të tre javëve, të nxitura nga shqetësimet si dhe ngërçi lidhur me luftën në Iran, që do të vazhdojë të pengojë furnizimin nga rajoni kryesor prodhues i naftës në Lindjen e Mesme.

Për analistët e tregjeve të huaja shqetësimi kryesor është Hormuzi. Nëse ngushtica mbetet e bllokuar ose konflikti përshkallëzohet, çmimi i naftës Platts mund të shkojë edhe deri 2 mijë USD për ton.

Tregu i naftës mbetet i përqendruar te Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalonte rreth një e pesta e furnizimit global me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm (LNG) përpara se të fillonte lufta SHBA-Izrael kundër Iranit në fund të shkurtit.

Po ashtu rritja e Brent mbi 91 dollarë për fuçi tregon se tregtarët po llogarisin një primi më të lartë rreziku.

Ndërkohë, dërgesat e naftës nga portet perëndimore të Rusisë kanë rënë në rreth 2.3 milionë fuçi në ditë gjatë gjysmës së parë të gushtit, 15% më pak se plani fillestar i ngarkimeve, për shkak të ndërprerjeve në portin e Detit të Zi, Novorossiysk./Monitor.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI