Flash

Goditën shefin e krimeve, Prokuroria e Sarandës lë në burg gjashtë të akuzuarit

Lapsi.al 20 August 2026

Prokuroria e Sarandës ka lënë në burg 6 të akuzuarit që ishin pjesë e konfliktit në një lokal në Sarandë, ku u godit dhe shefi i krimeve të komisariatit të Sarandës, Mateo Bakalli.

Konflikti ndodhi orët e para të së dielës së javës së kaluar, kur Bakalli tentoi të ndalonte konfliktin mes dy rojeve të sigurisë së një lokali dhe disa shtetasve të tjerë, por u godit me grushte edhe pasi u prezantua si efektiv policie.

Njoftimi i Prokurorisë:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u dha masa e sigurisë ‘Arrest me burg’ për gjashtë shtetasit A.K., B.S., E.N., F.H., I.Ç., dhe M.K. të akuzuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 237/3 dhe 25 të Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr. 594, datë 17.08.2026, nisën pasi më datë 16.08.2026, në orët e para të mëngjesit Shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, shtetasi M. B., ndërhyu për neutralizimin e një konflikti mes punonjësve të sigurisë së klub “Orange”, Sarandë, të cilët ishin duke goditur disa shtetas.

Pavarësisht se ky shtetas kur u afrua u prezantua se ishte Shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ai u godit nga punonjësit e sigurisë.

Me vendimin datë 19.08.2026, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës se sigurimit “Arrest me burg” parashikuar nga neni 238 k.Pr.Penale për gjashtë shtetasit e arrestuar.

Të këshilluara

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI