Flash

Vuçiç i kërkon NATO-s të mos mbështesë hapjen e urës mbi Ibër

Lapsi.al 20 August 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, përmes së cilës ka kërkuar që Aleanca të mos mbështesë hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Vuçiç tha se hapja e urës mund të ndikojë në situatën e sigurisë në veri të Kosovës. “I kam dërguar letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe i kam kërkuar që NATO-ja të mos lejojë hapjen e urës mbi Ibër”, tha ai.

Sipas presidentit serb, kjo çështje ka qenë pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Hapja e urës mbi Ibër ka qenë objekt i dialogut. Asnjëherë nuk është arritur marrëveshje”, deklaroi Vuçiç.

Ai foli edhe për një bisedë ndërmjet shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë, Milan Mojsiloviq, dhe komandantit të KFOR-it, Özkan Ulutaş, të cilën e përshkroi si “shumë të vështirë”.

Vuçiç pretendoi gjithashtu se gjatë pesë viteve të fundit në Kosovë kanë ndodhur më shumë se 800 sulme me motive etnike ndaj serbëve dhe se 257 serbë janë arrestuar. 

Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit, Prishtinës dhe vendeve perëndimore, Vuçiç kritikoi Bashkimin Evropian dhe Perëndimin për moszbatimin, sipas tij, të marrëveshjeve të vitit 2013.

“Prandaj i kam dërguar letër Mark Rutte-s dhe i kam kërkuar që të heqin dorë nga mbështetja për një vendim të tillë të autoriteteve të Prishtinës”, tha ai.

Vuçiç tha se Beogradi do të vazhdojë të veprojë përmes mjeteve politike dhe nuk e përjashtoi mundësinë e kërkimit të një seance të posaçme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për çështjen e Kosovës.

Ndërkohë, KFOR-i ka njoftuar se ka nisur një proces gradual të kalimit drejt një pranie të përhershme në urën mbi Ibër. Bashkimi Evropian ka kërkuar koordinim dhe konsultime lidhur me këtë çështje.

Çështja e hapjes së urës mbetet një prej temave të ndjeshme të sigurisë dhe dialogut në veri të Kosovës./Koha.net

Të këshilluara

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI