Flash

Pjesë e grupit të Laert Haxhiajt/ Apeli i Posaçëm nxjerr nga qelia Bujar Abedinin

Lapsi.al 28 May 2026

Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga qelia Bujar Abedinin. Ky i fundit, rezulton pjesë e grupit kriminal të Laert Haxhiut. Vendimi u dha nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila zëvendësoi masën e sigurimit “arrest në burg” me “arrest shtëpie”.

Abedini u hetua dhe po gjykohet aktualisht në Gjykatën e Posaçme për kryerjen e veprës penale “përkrahje e autorit të krimit”, lidhur me episodin e vrasjes së shtetasit Çajup Selimi, ngjarje e shënuar në 1 qershor të vitit 2021, rreth orës 21.15 në lagjen “15 shtatori” në Tepelenë. Bujar Abedinin u arrestua në shtator 2023 në kuadër të operacionit policor të koduar “Never Forget”, së bashku me disa persona të tjerë. Grupi kriminal i Laert Haxhiut, i dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes” me pasojë dy të vrarë dhe dy të plagosur, u zbërthye nga Artan Tafani, i cili ka statusin bashkëpunëtor i drejtësisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI