Flash

Plagosën me armë pronarin e një dyqani në Athinë, identifikohen dy autorët shqiptarë

Lapsi.al 28 May 2026

Policia greke ka arrestuar tre persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi plagosën me armë zjarri pronarin brenda dyqanit të tij. Sipas autoriteteve, dy nga të arrestuarit janë shtetas shqiptarë Jerasimo Korkuti, 31 vjeç dhe Adi Beqiri, 27 vjeç, si dhe një shtetas grek. Një person i katërt ka arritur t’i shmanget prangosjes dhe është ende në arrati.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:30. Një person hyri në një dyqan telefonash celularë në rrugën “Patision” dhe qëlloi me armë zjarri pronarin e biznesit, me origjinë pakistaneze. Pronari u plagos në këmbë dhe u dërgua menjëherë në spital. 

Pas sulmit, autorët u larguan me një automjet ngjyrë gri, ku ndodheshin katër persona. Gjatë arratisjes, ata kryen manovra të rrezikshme dhe u përplasën me disa automjete. Pas një ndjekjeje nga policia, automjeti u ndal në rrugën “Tsounta”, në bulevardin “Kifissou”, në drejtim të Lamias. Aty makina u përplas me disa mjete të tjera. Policia ndërhyri menjëherë e arrestoi tre persona, ndërsa hetimet vijojnë për kapjen e të katërtit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI