Flash

Shkaktoi aksidentin tragjik ku humbi jetën 7-vjeçari, kërkohet “arrest në burg” për Petri Bozon

Lapsi.al 28 May 2026

Në Gjykaten e shkalles së Parë të Juridiksionit te Pergjithshëm Elbasan sot po zhvillohet me dyer të mbyllura seanca për vlerësimin e ligjshmërisë së ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Petri Bozo, i cili është nën hetim për aksidentin tragjik me pasojë vdekjen e 7-vjeçarit E.S. Ngjarje ka ndodhur në fshatin Mengël të Elbasanit.

Sipas organit të akuzës, ndaj Petri Bozos ekzistojnë dyshime të arsyeshme për përfshirjen në aksidentin fatal që tronditi opinionin publik në Elbasan, ku humbi jetën një fëmijë vetëm 7 vjeç. Ngjarja solli reagime të shumta të komunitetit elbasanas e jo vetëm dhe ka rikthyer vëmendjen mbi mungesën e sigurisë rrugore në zonën e Mengelit të Elbasanit.

Gjatë seancës janë paraqitur argumentet e palëve, ndërsa gjykata po shqyrton provat dhe rrethanat paraprake të çështjes për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë. Në përfundim të seancës së sotme pritet që Gjykata të shpallë vendimin për masën e sigurimit ndaj personit nën hetim Petri Bozo, duke përcaktuar nëse do të pranohet kërkesa e Prokurorisë për “arrest në burg” apo do të vendoset një masë tjetër sigurimi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI