
Policia ka bërë tre operacione kundër vjedhjeve në Tiranë, Krujë dhe Durrës, duke arrestuar katër persona të dyshuar për vjedhje motoçikletash, biçikletash, monopatinash, një automjeti dhe për grabitje me dhunë të një varëseje. Gjatë operacioneve u sekuestruan disa prej sendeve të dyshuara të vjedhura, ndërsa hetimet vijojnë për raste të tjera të mundshme.
Njoftimi:
Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të qytetarëve, finalizohen 3 operacione për zbardhjen e vjedhjeve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionin e koduar “Navigator”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit F. K., 51 vjeç dhe D. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjes së disa motoçikletave, biçikletave dhe monopatinave, në zona të ndryshme në kryeqytet. Me cilësinë e provës materiale, këtyre shtetasve iu sekuestruan 6 biçikleta, 2 monopatina dhe 1 motoçikletë, të dyshuara të vjedhura.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “October”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 26 vjeç, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen nga qafa, një shtetaseje, në rrugën “Konferenca e Pezës”. Nga veprimet hetimore dyshohet se i arrestuari ka kryer vjedhje me dhunë, në të njëjtën zonë, edhe më datë 02.10.2026.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Kilometrazhi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi Y. A., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në Rinas, i cili u lokalizua në Durrës, dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht, veprimatrinë kriminale të këtyre shtetasve në fushën e vjedhjeve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.