Flash

Shisnin drogë pranë shkollave në Shijak e Manzë/ 13 persona në pranga

Lapsi.al 28 May 2026

Policia e Durrësit ekzekutoi 17 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për prodhim dhe shitje droge pranë shkollave në Shijak dhe Manzë. Gjatë operacionit  janë gjetur dhe sekuestruar 3 armë zjarri, shuma të konsiderueshme parash, automjete dhe celularë.

17 masa sigurie janë ekzekutuar nga Policia e Durrësit për persona të dyshuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike si heroinë, kokainë e kanabis, kryesisht pranë shkollave në Shijak dhe Manzë. 13 prej masave janë ‘arrest me burg’, për 4 të tjerë është dhënë masa ‘arrest shtëpie’ ndërsa 1 tjetër është shpallur në kërkim.

Personat e arrestuar janë: Ervin Tahiri, Ervin Keçi, Fabrinio Durmishi, Hamdi Ibrahimi, Klevi Shani, Oligert Xhani, Elson Gjepali, Marjo Gjoshi, Indrit Dauti, Saimir Vezi, Ermal Çalliku, Armand Emini dhe Tani Muça (Ferra).

Gjatë operacionit, nga kontrollet fizike dhe ato nëpër banesa, janë gjetur dhe sekuestruar 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov), shuma të konsiderueshme parash, automjete dhe celularë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI