Flash

Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme, dy ushtarë amerikanë vriten në Jordani gjatë sulmeve iraniane

Lapsi.al 18 July 2026

Dy ushtarë amerikanë kanë humbur jetën në Jordani gjatë sulmeve iraniane me raketa balistike dhe dronë, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM). Këto janë viktimat e para amerikane që nga përshkallëzimi i konfliktit. Sipas CENTCOM, një tjetër ushtarak rezulton i zhdukur, ndërsa katër të tjerë, të plagosur gjatë sulmit, u trajtuan në spitalet jordaneze dhe më pas u liruan. Jordania, ku ndodhen baza dhe trupa amerikane, është goditur disa herë nga sulmet iraniane, ndërsa tensionet në rajon janë rritur pas operacioneve ajrore të SHBA-së kundër objektivave iraniane. 

"Dy ushtarë amerikanë në Jordani u vranë në aksion, ndërsa forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së dhe partnerët e tyre po mbroheshin nga sulmet me raketa balistike dhe dronë iranianë", thuhet në deklaratën e CENTCOM.

Ndërkohë, Irani njoftoi pezullimin e të gjitha detyrimeve sipas Memorandumit të Mirëkuptimit me SHBA-në. Zëvendësministri i Jashtëm, Kazem Garibabadi, deklaroi se Uashingtoni ka shkelur angazhimet e marrëveshjes dhe se prioriteti i Teheranit është mbrojtja e vendit. Në të njëjtën kohë, Irani ka ndërmarrë sulme me raketa dhe dronë ndaj objektivave në Jordani, Kuvajt dhe Bahrein, duke goditur baza dhe infrastruktura të lidhura me forcat amerikane.

Sulmet janë dënuar nga shtetet e Gjirit Persik, të cilat i kanë cilësuar si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe "krime lufte". Sipas autoriteteve iraniane, vendi nuk planifikon të rikthehet në negociata me SHBA-në për sa kohë konflikti vazhdon.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI