Flash

Irani godet bazën amerikane në Bahrein

Lapsi.al 18 July 2026

Në natën e shtatë të sulmeve të rinisura SHB-Iran, të dy ushtritë sulmuan njëra tjetrën me dronë dhe raketa. Ushtria iraniane tha në një deklaratë se kishte goditur bazën amerikane në Sheikh Isa, Bahrein, me një sulm raketor. Sipas deklaratës, objektivat përfshinin një depo karburanti dhe bazën e avionëve amerikanë.

Ndërkohë edhe Komanda Amerikane njoftoi se ka vijuar sulmet kundër Iranit.

 
"Vendet e mbikëqyrjes, infrastruktura logjistike ushtarake, depot nëntokësore të armëve dhe kapacitetet detare" u goditën tha komanda në X, duke specifikuar se forcat amerikane "përdorën avionë luftarakë, dronë dhe anije luftarake”.

Garda Revolucionare Iraniane nga ana tjetër informoi se katër anije që po përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit janë ndaluar nga forcat iraniane.

 "Në orët e fundit, katër anije, në shkelje të rregulloreve të IRGC-së dhe të mbështetura nga ushtria terroriste amerikane, u përpoqën të kalonin Ngushticën e Hormuzit dhe u ndaluan në një operacion të kombinuar me raketa dhe dronë", deklaroi Garda Revolucionare Iraniane.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI