Flash

Kryebashkiaku i New York-ut: Netanyahu duhet të arrestohet nëse vjen në Asamblenë e OKB-së

Lapsi.al 18 July 2026

Kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani, deklaroi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duhet të arrestohet nëse viziton qytetin për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, Mamdani i është referuar urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. 

Mamdani e cilësoi Netanyahun "kriminel lufte" dhe tha se administrata e tij do të shqyrtojë të gjitha mundësitë ligjore, pa ndryshuar legjislacionin ekzistues.

"Do të bëjmë gjithçka që na lejon ligji", u shpreh ai.

Megjithatë, ekspertët ligjorë theksojnë se një arrestim i tillë është praktikisht i pamundur. Gjykata Penale Ndërkombëtare nuk ka juridiksion në SHBA. Ligji federal ndalon autoritetet lokale të bashkëpunojnë me të dhe mbron zyrtarët e huaj nga arrestimi. Edhe guvernatorja e New York-ut, Kathy Hochul, ka deklaruar më herët se kryebashkiaku nuk ka kompetenca për një veprim të tillë.

Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër-arrest ndaj Netanyahut për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza, akuza që Izraeli i mohon. Pavarësisht deklaratave të Mamdanit, Netanyahu ka bërë të ditur se nuk do të heqë dorë nga pjesëmarrja në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI