Flash

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

Lapsi.al 16 July 2026

Administrata Trump ndërmori të enjten hapa për të kufizuar kohëzgjatjen e vizave për studentët e huaj, vizitorët e programeve të shkëmbimit kulturor dhe gazetarët.

Rregullorja përfundimtare nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, DHS përcakton një afat kohor fiks për vizat e kategorisë F (për studentët ndërkombëtarë), vizat e kategorisë J (që u lejojnë vizitorëve në programe shkëmbimi kulturor të punojnë në SHBA) dhe vizat e kategorisë I (për përfaqësuesit e medias).

Aktualisht, këto viza janë të vlefshme për gjithë kohëzgjatjen e programit ose të punësimit në SHBA. Vendimi hyn në fuqi 60 ditë pas publikimit në Regjistrin Federal.

David J. Bier, drejtor i studimeve për imigracionin në Institutin Cato, tha se nuk kishte bazë ligjore për kufizimet lidhur me studimet dhe transferimet në rregulloret e reja.

“Studentët ndërkombëtarë, shumë prej të cilëve do të kenë kaluar vite në SHBA, tani do të kenë vetëm 30 ditë për të gjetur një punëdhënës që t’i sponsorizojë, ose përndryshe do të shndërrohen menjëherë në emigrantë të paligjshëm. A nuk e kuptojnë këta njerëz se si funksionon jeta?” tha ai.

SHBA-ja lëshoi viza për më shumë se 500,000 vizitorë në kuadër të programeve të shkëmbimit dhe për 37,300 punonjës të medias gjatë vitit fiskal 2024, i cili filloi më 1 tetor 2023.

“Mbajtësit e vizave që dëshirojnë të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara përtej periudhës së caktuar të lejuar për qëndrim, do të duhet të aplikojnë pranë DHS-së për një zgjatje të afatit ose të sigurojnë lejen për rihyrje duke udhëtuar jashtë vendit dhe më pas duke hyrë sërish në Shtetet e Bashkuara,” njoftoi DHS-ja.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI