Flash

PD kërkoi interpelancë me Ramën, mazhoranca e rrëzon

Lapsi.al 30 June 2026

Partia Demokratike ka kërkuar në seancën e sotme plenare interperlancë me kryeministrin Edi Rama. Gjatë seancës kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u shpreh se kërkesa e kreut të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi nuk do të pranohet.

“I kam kthyer përgjigje negative kërkesës për interpelancë. Nga shqyrtimi i kërkesës rezulton se shumica e çështjeve të ngritura ka natyrë legjislative pasi lidhen me ndryshimin ose shfuqizimin e akteve ligjore në fuqi dhe jo me kërkimin e shpjegimeve për veprimtari konkrete”, tha Peleshi.

Pas refuzimit të kërkesës, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi mori fjalën në foltore ku akuzoi Ramën se po i shmanget llogaridhënies në Kuvend. 

"Ne sot nuk do ti vinim prangat Edi Ramës për krimet që ka bërë. Ne kërkuam që kryeministrit që informojë Kuvendit për masat që ka marrë Këshilli i Ministrave për adresimin e shqetësimeve të evidentuara në rezolutën e PE-së. Asjgë më shumë. Nuk kërkuam të pranojë kërkesat e protesutesve por të vijë në parlament dhe të japë llogari për veprimet e qeverisë së tij. Edi Rama nuk sillet më si kryeministër, por si pronar i Shqipërisë", u shpreh Bardhi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI