Flash

Trafikonte drogë me postë nga SHBA, prangoset shtetasja amerikane në Tiranë

Lapsi.al 30 June 2026

Antidroga e Tiranës ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar. Burime bëjnë me dije se një shtetase amerikane 48 vjeçe me iniciale Sh.I, e cila banonte në vendin tonë, kishte porositur një pako të ardhur nga SHBA. Gjatë kontrollit të saj u konstatuan karamele me lëndë të dyshuar narkotike canabis sativa në formë xhelatine, me një peshë totale prej rreth 572 gramësh.

Fillimisht rasti është zbuluar në doganë. Për të identifikuar marrësin e dërgesës, policia organizoi një dorëzim të kontrolluar. Një agjent i Antidrogës, i infiltruar si postier, dorëzoi pakon në adresën e shtetases amerikane. Menjëherë pasi ajo e mori në dorëzim, efektivët ndërhynë duke e arrestuar në flagrancë. Gjatë marrjes në pyetje, shtetasja amerikane ka deklaruar se nuk kishte porositur asnjë lëndë të jashtëligjshme dhe se pakoja e sekuestruar nuk ishte porositur prej saj.

Ndërkohë, Antidroga e Tiranës vijon hetimet për të verifikuar nëse e arrestuara ka lidhje me ndonjë grup kriminal që merret me trafikimin ose shpërndarjen e lëndëve narkotike, si dhe për të zbardhur të gjithë skemën e këtij rasti.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI