Flash

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, një grup qytetarësh protestojnë jashtë: Anuloni ligjin për zonat e mbrojtura

Lapsi.al 30 June 2026

Ndërsa në Kuvend mbahet seanca e radhës plenare, një grup protestuesish janë mbledhur jashtë godinës në protestës. Ata kërkojnë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Seanca nis me miratimin e procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 18 qershor 2026 dhe me njoftimet procedurale.

Në vijim, deputetët do të shqyrtojnë dhe votojnë tetë projektrezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura dhe administratës publike për vitin 2025. Mes tyre janë raportet e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Departamentit të Administratës Publike, Autoritetit të Konkurrencës, Komisionit të Prokurimit Publik, Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, si dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Seanca do të përmbyllet me diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI