Flash

Kryeministri refuzoi interpelancën/ Bardhi: Nuk jep dorëheqjen sepse është peng

Lapsi.al 30 June 2026

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaroi se kryeministri Rama e ka menduar dorëheqjen, por nuk e jep atë sepse është “peng i sistemit” që ai vetë ka ngritur. Në fjalën e tij në Parlament, ku Bardhi kishte kërkuar interpelancë me kreun e qeverisë, por ky i fundit nuk ishte i pranishëm, ai tha se Rama nuk largohet nga detyra pasi “ka ende borxhe për të shlyer”.

“Unë e di pse Rama nuk erdhi dhe sot në seancë. Sado manipulator, Rama e di që nuk flet në publik për krimet shtetërore, ai është peng i tyre. Unë mendoj se ai e ka menduar dorëheqjen atë që ju tha, por nuk mund ta japë sepse nuk është një njeri i lirë, është peng i sistemit që vetë ka ndërtuar. Ramën nuk e lejojnë për të larguar sepse ka ende borxhe për të shlyer, borxhe që i shlyen duke i shitur copa të Shqipërisë, borxhe që i shlyen duke hapur zona e mbrojtura për beton, borxhe që i shlyen  duke ndryshuar ligje për t'i shërbyer klientëve të tij dhe trafikantëve të drogës. Është ky sistem që shqiptarët po sfidojnë prej javësh”,  tha Bardhi. Sipas tij shqiptarët tashmë nuk po protestojnë vetëm për Zvërnecin, por kundër një modeli qeverisje.

“Shqiptarët po protestojnë kundër një modeli qeverisje ku ligji ndryshohet për klientët me votën tuaj, shteti përdoret për të mbrojtur pushtetin dhe jo qytetarët”, tha Bardhi. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI