
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për 16 të pandehurit e dosjes së call center-ave, të akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe grup të strukturuar kriminal.
Sipas vendimit, dënimet variojnë nga 6 vite e 8 muaj deri në 8 vite burg. Dënimin më të lartë, 8 vite burg, e ka marrë Bruno Cobo.
Dënimet për 16 të pandehurit janë:
Bruno Cobo – 8 vite burg
Elisa Caci – 7 vite e 4 muaj burg
Gilbert Palushani – 7 vite e 4 muaj burg
Valbona Abedinaj – 7 vite e 4 muaj burg
Erion Kastrati – 7 vite e 4 muaj burg
Aldo Pasku – 6 vite e 8 muaj burg
Bruno Gjika – 6 vite e 8 muaj burg
Rezarta Ibrahimi – 6 vite e 8 muaj burg
Orland Cani – 6 vite e 8 muaj burg
Florjan Bregu – 6 vite e 8 muaj burg
Hamit Dobi – 6 vite e 8 muaj burg
Greta Gjoci – 6 vite e 8 muaj burg
Gjin Shelnishta – 6 vite e 8 muaj burg
Antoneta Malo – 6 vite e 8 muaj burg
Silvana Veliu – 6 vite e 8 muaj burg
Mojsi Zuna – 6 vite e 8 muaj burg
Me vendimin e Apelit të Posaçëm, dënimet e dhëna nga shkalla e parë mbeten në fuqi. Të pandehurit akuzohen se kanë qenë të përfshirë në skema mashtrimi kompjuterik përmes aktivitetit të call center-ave.