Flash

PAMJET/ Shtohen “njerëzit urithë” që futen në pusetat e Nju Jorkut

Lapsi.al 24 August 2026

Një video e re tregon tre burra me fenerë në kokë duke u dalë nga një pusetë në New York City, vetëm pak hapa larg Stacionit të zhurmshëm Penn dhe Madison Square Garden.

@ricardyfabre 5 guys coming out of a Manhole in NYC at 4:19am! What are they doing down there? Why is this happening so often? #manhole #nyc #onlyinnyc #oliviadean #nypd ♬ Saxophones getting louder - Sped Up - AntonioVivald

Në videon, e postuar në TikTok , tre burrat shihen duke dalë me nxitim nga pusetat, me fenerë në kokë dhe tuta. Pamjet u filmuan pak pas orës 4 të mëngjesit të së martës, sipas Departamentit të Policisë së New Yorkut, i cili po shqyrton videot.

Cilët janë "njerëzit urithë"?

Të tre burrat duket se i përkasin fenomenit të të ashtuquajturve "njerëz urithë". Ata hyjnë në sistemet e kanalizimeve për të gjetur sende me vlerë që mund të kenë rënë aty aksidentalisht. Fenomeni ka njohur rritje kohët e fundit pasi njerëz që futen në puseta janë parë edhe në lagje të tjera të qytetit.

Sistemi i gjerë i kanalizimeve të Nju Jorkut, i cili është rreth 7,500 milje i gjatë, ka qenë një vatër eksplorimi për vite me radhë për njerëzit që kërkojnë sende që kanë humbur ose kanë rënë nëpër grila dhe puseta.

Një portofol, bizhuteri ose çdo send tjetër me vlerë mund të jetë një motiv për të hyrë ilegalisht në sistemin nëntokësor. Megjithatë, autoritetet paralajmërojnë se hyrja në puseta dhe kanalizime pa leje nuk është vetëm e paligjshme, por edhe jashtëzakonisht e rrezikshme.

Policia nënvizon se kanalet nëntokësore mund të përmbajnë rreziqe serioze, duke përfshirë gazra të dëmshëm ose edhe vdekjeprurës, sipërfaqe të paqëndrueshme, përmbytje të menjëhershme dhe hapësira të mbyllura. Për këtë arsye, autoritetet po i bëjnë thirrje publikut të mos përpiqet të hyjë në kanalizime, puseta, pellgje mbledhëse ose objekte të tjera nëntokësore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI