Flash

PAMJE TE RENDA/ I riu nga Gaboni sulmon me thikë 55-vjeçarin në Milano

Lapsi.al 6 July 2026

Një video po qarkullon në internet ku shihet momenti i tmerrshëm kur një 22-vjeçar nga Gaboni sulmon një 55-vjeçar me një thikë 21 centimetrash jashtë një bari në Milano.

Incidenti i dhunës ekstreme ka tronditur Italinë. I riu dyshohet se e goditi 20 herë me thikë personin e panjohur për të. Lamine Saidili, 22 vjeç, u arrestua të shtunën dhe sipas aktakuzës kishte vepruar pa një motiv paraprak.

Prokurori i Milanos, Elio Ramondini, i kërkoi gjykatës të konfirmonte arrestimin me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, duke vënë në dukje se ekziston rreziku i arratisjes dhe i përsëritjes së një akti të ngjashëm.

Sipas hetimit të prokurorit, Saidili, i cili ka lindur në provincën e Trevisos sulmoi pa thënë asnjë fjalë iu afrua viktimës nga pas duke i shkaktuar rreth 20 goditje në kokë, qafë, gjoks dhe bark.

22-vjeçari po mbahet në burgun e San Vittore dhe pritet të paraqitet para hetuesit Luigi Iannelli. Lidhur me motivet, prokurorët po citojnë deklaratën që ai dyshohet se ka bërë pas arrestimit: "E shijova. Sapo të dal, do ta bëj përsëri."

Rasti nxiti ndërhyrjen e numrit 2 të qeverisë italiane dhe kreut të Lidhjes, Matteo Salvini. 

"Fjalë tronditëse. A i pëlqeu dhe a do ta bënte përsëri? Atëherë nuk duhet të dalë kurrë nga burgu", - shkroi ai në një postim në rrjetet sociale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI