Flash

Operacion i përbashkët me Italinë/ Kreu i SPAK: 1 milion euro të sekuestruara

Lapsi.al 26 May 2026

Drejtuesi i SPAK Klodian Braho, i cili po mban një konferencë për shtyp me autoritetet e Antimafias italiane, ka dhënë detaje në lidhje me opeacionin e përbashkët të tyre me autoritetet shqiptare. Ai deklaroi se operacioni i zhvilluar mes Shqipërisë dhe Italisë është rezultat i një hetimi të gjatë, ku janë caktuar disa masa sigurie. 

“Mafia shqiptare ushtronte aktivitetin në Puglia, paratë e fituara i riinvestonte në Shqipëri”, u shpreh zyrtari italian.

Në kuadër të operacionit janë lëshuar 10 masa sigurie, ndërsa deri tani janë arrestuar 4 persona. Mes të arrestuarve konsiderohet si personazhi kryesor Ergys Kastrati allias Bishja.

Ndërkohë në Itali është arrestuar edhe kreu i dyshuar i grupit, Igli Kamberi. Sipas hetimeve, ai akuzohet edhe për përfshirje në vrasjen e një shtetasi italian. Hetimi, i kryer nga Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit dhe Skuadra Fluturuese e Shtabit të Policisë së Andrias, kishte të bënte me vrasjen e Francesco Diviestit, parukierit nga Barleta, i gjetur i vdekur në fshatin Canosa di Puglia më 25 prill 2025, si dhe me një grup të organizuar, me bazë në Tiranë, të akuzuar për pastrim ndërkombëtar të parave nga Italia në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI