Flash

Në kërkim ndërkombëtar për laboratorin e kokainës në Fier, prangoset në Spanjë 49-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 26 May 2026

Një 49-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Spanjë, pasi GJKKO kishte caktuar masën “arrest në burg” për trafik droge.

Kevin Margjoni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi SPAK e akuzon si një nga personat e përfshirë në laboratorin e kokainës të zbuluar në Frakull të Fierit. Margjoni ishte një prej dy personave të shpallur në kërkim, ndërsa më herët ishin arrestuar 3 persona të tjerë. Tashmë pritet bashkëpunimi me autoritetet spanjolle dhe Interpol për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Njoftimi:

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët në Madrid, është kapur në Spanjë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Kevin Margjoni, 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI